Shkon në 40 numri i të vrarëve nga sulmet në Mali

0
123
Gjigandi

Së paku 40 persona, përfshirë nëntë ushtarë, janë vrarë në tri sulme të ndryshme në Mali të Afrikës.

Tridhjetë e një njerëz u vranë kur disa sulmues të armatosur u futën në një fshat në pjesën qendrore të këtij shteti, duke ua vënë flakën shtëpive, të mbjellave dhe kafshëve shtëpiake.

Në një rast tjetër, tetë ushtarë u vranë në pritë, ndërsa një tjetër u vra gjatë sulmit në një kamp ushtarak në rajonin Gao.

Lexo edhe:  FOTO/ U diagnostikua me kancer dy ditë para se të sillte në jetë vajzën, shërohet 24-vjeçarja

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta ABC24 AL.

Mali është përfshirë nga mungesa e stabilitetit që nga viti 2012, kur atje shpërtheu një kryengritje e militantëve islamikë.

Në mars të vitit të kaluar, 160 persona u vranë gjatë një sulmi në Ogossagou. Autoritetet për këtë sulm i fajësuan militantët e grupit Dogon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu