Shkodra zona me përhapjen më të gjerë të kultivimit të bimëve narkotike

0
Gjigandi

Alpet e Shqipërisë, me bukuritë natyrore, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të aventurës, por edhe trafikantë dhe kultivues të bimëve narkotike. Për vetë terrenin malor, vështirësitë e infrastrukturës rrugore, shpopullimit, por edhe vështirësive të kontrollit të territorit nga ana e vendorëve dhe policisë, Alpet janë shndërruar në një terren të favorshëm për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa. Vetëm gjatë 5 muajve të fundit, përmes operacionit “Alpe të Pastra”, zhvilluar në 18 faza me përfshirjen e qindra forcave dhe mjeteve të policisë, janë zbuluar 132 raste kultivimi dhe asgjësuar më shumë se 76 mijë bimë narkotike, arrestuar 9 autorë të dyshuar për kultivimin e tyre, si dhe shpallur në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Zona më e prekur nga kultivimi i bimëve narkotike është ajo e Dukagjinit, me fshatrat e njësive administrative Shalë, Shosh e Pult, ku ky fenomen po rrit edhe përmasat e kriminalitetit. Në këtë zonë, që nga fundi i qershorit, janë vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër, krime këto të dyshuara se lidhen me fenomenin e kultivimit te bimëve narkotike.

Në të gjithë Qarkun e Shkodrës, ku përfshihen 5 bashki, deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar 197 mijë bimë dhe fidanë cannabisi, sasi kjo që është sa rreth 62 përqind e bimëve narkotike të asgjësuara këtë vit në gjithë territorin e vendit. Burime vendore pohojnë se sasia e bimëve narkotike, kultivuar këtë vit në territorin e vendit, është shumë më e madhe se ajo që ka zbuluar deri tani policia.

https://www.zeriamerikes.com/a/7301881.html

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu