Në qytetin Aomor bie shumë borë çdo vit, dhe duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët filluan testet në pishinën e një shkolle fillore të braktisur, për të shqyrtuar mundësinë e gjenerimit të energjisë nga ndryshimi i temperaturës midis borës dhe ajrit përreth.
Forte Co. dhe Universiteti i Telekomunikacionit i Tokios duan të furnizojnë një turbinë me energji që do të gjenerohet nga një lëng që fillimisht do të ftohet nga bora e ruajtur dhe më pas do të avullohet falë nxehtësisë së ajrit përreth.
Hulumtime të mëtejshme do të kryhen për ruajtjen e borës, si dhe sasinë e energjisë elektrike që mund të prodhohet. Sipas Forte, sfidat më të mëdha janë gjetja ose krijimi i një infrastrukture në shkallë të gjerë për të ruajtur borën, si dhe sigurimi i ajrit të nxehtë gjatë dimrit. Për të arritur temperaturën e nevojshme, kompania do të konsiderojë shfrytëzimin e burimeve të nxehta.