Shkenca bën mrekullinë, vijnë në jetë binjakët e lindur nga embrione të ngrira 30 vite më parë

0
Gjigandi

Lydia dhe Timothy Ridgeay, binjakët e lindur më 31 tetor 2022, mbajnë rekordin e i ri botëror për embrionet që kanë qëndruar për një periudhë të gjatë të ngrira dhe që me një transferim të suksesshëm erdhën në jetë.

Binjakët e Philip dhe Rachel Ridgeway lindën më 31 tetor nga embrione që u ngrinë në -128°C me nitrogjen të lëngshëm më 22 prill të vitit 1992, raporton BBC.

Rachel Ridgway ishte nënë e katër fëmijëve nga Oregon. Sipas Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë private me bazë besimi që ka ndihmuar deri më tani lindjen e 1200 fëmijëve nga embrionet e dhuruara, thotë se ky është një rekord i ri.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit është Molly Gibson, e lindur në vitin 2020 nga një embrion i ngrirë 27 vjet më parë.

“Vendimi për adoptimin e këtyre embrioneve duhet të qetësojë pacientët që janë në dilemë nëse dikush dëshiron embrionet e dhuruara të krijuara 5, 10, 20 vjet më parë. Përgjigja është po”,  tha doktori John David Gordon, i cili ka kryer transferimin.

RonaTyra

Embrionet ishin nga një çift anonim, i cili më pas i dhuroi në mënyrë që një çift tjetër pa fëmijë t’i përdorte në vend të tyre. Embrionet u dhanë për adoptim në vitin 2007. Qendra e Donacioneve shpreson se ky lajm i mirë do të inkurajojë të çiftet e tjera që të adoptojnë embrione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu