Shkarkohet nga detyra kreu i Kadastrës në Kuçovë (Emri)

0
Gjigandi

Fatmir Doksani është shkarkuar nga detyra si Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Kuçovë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Doksani është shkarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame pasi dyshohet se nuk ka ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimin e pronave në Kuçovë.

Pezullimi i tij ka ndodhur menjëherë pas një mbledhjeje partie të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste Kuçovë pasditen e së enjtes së kaluar, mbledhje kjo që është shoqëruar me debate dhe konfrontime verbale të shumta.

Burime brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrën, dega Kuçovë, bëjnë me dije se shkarkimi i Doksanit erdhi pasi ai ka kryer disa shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, duke mos ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimit e disa banesave e truallit në rrethin e Kuçovës.

Mësohet se Doksani ka disa ditë i pezulluar nga detyra dhe sot bashkë me urdhrin e pezullimit të tij pritet të emërohet edhe drejtori i ri që është Shkëlqim Braushi.

RonaTyra

Fatmir Doksani kishte 3-vite në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Kuçovë, ndërkohë që më herët ka qenë për 2 mandate radhazi kryetari i komunës Kozare. Zëvendësuesi i tij, Shkëlqim Braushi ka punuar më parë në institucionin e KLGj-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu