Shkarkohet Gledis Nano, Çuçi: Drejtori i Policisë nuk përmbushi objektivat

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar ndryshimet e reja të qeverisë.

Përmes një deklarate për mediat, Çuçi tha se është marrë vendimi për shkarkimin e drejtorit të Policisë Gledis Nano.

Çuçi theksoi se drejtori nuk përmbushi objektivat në lidhje me postin.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat.Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë  të policisë në luftën kundër krimit”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu