Shiste produkte pa faturë, arrestohet 34-vjeçari në Përmet

0
Gjigandi

Një 34-vjeçar është arrestuar në Përmet, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera.

Shtetasi me iniciale S. Z., akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Z., 34 vjeç, banues në Përmet, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, gjatë kohës që ka punuar si agjent shitjesh në një subjekt, ka shitur produkte pa dorëzuar faturat dhe ka përvetësuar shumat e të ardhurave nga shitjet e kryera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu