Shirat përmirësuan situatën hidrike, KESH i rikthehet shitjes, arkëton 3 milionë euro për nëntorin

0
Gjigandi

Korporata Elektoenergjetike Shqiptare u është rikthyer eksporteve të energjisë pas përmirësimit të situatës hidrike në vend që erdhi si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm.

Në një procedurë të fundit të shitjes së energjisë KESH arriti të arkëtonte 3 milionë euro duke e çuar totalin e vlerës së shitjes së energjisë së këtij viti në rreth 40 milionë euro. Konkretisht KESH shiti energji në tre lote me një sasi totale prej 31 mijë MWh energji dhe me një çmim  mesatar të ponderuar mes 94.4 euro/MWh deri në 129.01 euro MWh.

Kjo është procedura e parë e shitjes së energjisë pas verës kur KESH rriti blerjet në tregun e lirë si një formë për të siguruar furnizimin me energji të vendit. Kryesisht gjatë këtij viti në thelb të furnizimit ka qenë kaskada e Drinit e cila ka pasur një nivel të qëndrueshëm falë edhe një viti të mirë hidrik. Kjo ka bërë që blerjet e KESH në tregun e lirë të jenë dukshëm më të ulëta sesa viti paraardhës. Deri në tetor këto importe ishin 50 milionë euro gati 10 herë më pak se viti paraardhës kur kriza e energjisë arriti nivele ekstreme me çmime deri në 130 lekë/kWh.

Në sasi KESH ka importuar 458 mijë MWh energji me një çmim mesatar prej 109.71 euro/MWh. Sa i takon depozitimeve Korporata ka gjatë këtij viti hapi disa procedura që jo në të gjithë rastet përfunduan me nënshkrimin e një kontrate. Vetëm me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës KESH pati depozitim që sipas të dhënave zyrtare të raportuara ka arritur në 67 mijë MWh.

KESH pohoi se lidhur me planin për përballimin e dimrit furnizimi i energjisë do të bazohet në menaxhimin e burimeve gjeneruese por edhe blerjeve në tregun e lirë sipas nevojës.

RonaTyra

“KESH sh.a. analizon situatën aktuale si dhe përllogarit sipas një mesatareje shumëvjeçare prurjet në kaksadën e Drinit për periudhën vijuese, ku rezulton që në kushtet ku futemi edhe në stinën e Dimrit (ku kemi një rritje të konsumit për shkak të uljes së temperaturave) një pjese e energjisë që KESH sh.a. nuk e mbulon nga prodhimi i kaskadës do të duhet ta importojë/blejë në tregun e lirë me qëllim përmbushjen e detyrimit për shërbim publik” nënvizoi KESH. \Monitor\

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu