Një 17-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një 15-vjeçar si pasojë e një konflikti.
Uniformat blu raportojnë se 17-vjeçari N.M., është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një 15-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.