Sherr në Mallakastër, plagoset rëndë një person

0
Gjigandi

Dy persona janë përplasur fizikisht në Mallakastër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Shtetasi me iniciale Xh. B., banues në Kalenjë, akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin M.B., i cili ndodhet momentalisht në spital.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë, Mallakastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu