Samanta i ka reaguar Zerkës pasi ky i fundit tha se ajo nuk e meriton famën që ka.
Këngëtari Young Zerka mbrëmë (e shtunë), në mesin e shumë artistëve shqiptarë ishte i pranishëm në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Në një nga lojërat, Zerka ishte i ‘detyruar’ të qëlloj emrin e një artisti që mendon se nuk e meriton famën që ka dhe zgjodhi Samanta Karavellën.
E kjo e fundit i ka reaguar direkt Zerkës nëpërmjet Instagramit dhe e ka thumbuar edhe Ronela Hajatin.
“Nuk të shkojnë armët ty, karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia.Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”, ka shkruar ndër të tjera Samanta.