Sherr mes të rinjve në Pogradec, 3 vëllezër qëllojnë me thikë 29-vjeçarin

0
Gjigandi

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e thikave në Pogradec.

3 vëllezër janë konfliktuar me një 29-vjeçar të cilin e kanë plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, tek ish-tregu.

29-vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa vëllezërit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu