Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në përdorimin e thikave në Pogradec.
3 vëllezër janë konfliktuar me një 29-vjeçar të cilin e kanë plagosur me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, tek ish-tregu.
29-vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa vëllezërit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.