Sherr masiv në koncertin e Noizyt, reagon për herë të parë reperi: Thjesht disa pijanecë që nuk kontrollojnë dot…

0
Gjigandi

Reperi i njohur Noizy dhe ekipi i tij i sigurisë janë bërë protagonistë të një sherri të ndodhur në një koncert që po mbante artisti mbrëmjen e djeshme në Londër.

Në videon e publikuara në rrjetet sociale duket momenti kur një person përtej gardhit të sigurisë afrohet dhe tenton të godasë reperin ndërsa në një çast ky i fundit bie në tokë dhe ringrihet sërish.

Në përplasjen mes dy grupeve janë përfshirë truprojat e reperit. Së fundmi edhe vetë Noizy ka bërë një reagim në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se bëhet fjalë për disa persona që nuk mund të mbajnë dot pijen.

“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’, dëgjohet të thotë ai në videon e shpërndarë në InstaStory.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu