Zjarr në shtëpinë e aktores shtatzënë, ‘Nihal’ përjeton momente paniku

0
Gjigandi

Shtëpia e dy aktorëve, Hazal Kaya dhe Ali Atay, në Zekeriyaköy, Stamboll, është djegur. Siç kanë bërë të ditur mediat turke, aktorja e njohur për rolin e Nihalit, ka qenë vetëm në shtëpi në çastin kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej për xhirimet e një seriali në të cilin ai po merr pjesë së fundi.

Mësohet se aktorja, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, ka përjetuar momente paniku, megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kontrollin e mjekëve.

Pas shpërthimit të zjarrit, arsyet e të cilit po hetohen nga policia, çifti i aktorëve është transferuar në shtëpinë e nënës së Hazal Kaya.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu