Shërohen të gjithë të infektuarit me Koronavirus në Vietnam

0
85
Gjigandi

Hanoi: 16 personat e infektuar me koronavirus në Vietnam, janë shëruar.

Informacioni është bërë i ditur  sot nga ministria e Shëndetësisë, duke shtuar po ashtu se nuk janë regjistruar raste të reja që nga data 13 shkurt.

Pacienti i fundit i cili rezultoi deri vonë i sëmurë, një burrë 50 vjeç i infektuar nga vajza e tij që u kthye nga qyteti qendror ku virusi u shfaq për herë të parë, Wuhan,  është në gjendje të mirë, tha ministria në një deklaratë.

Ende nuk dihet se kur ky pacient i fundit do të lërë spitalin. Pjesa tjetër, përfshirë një fëmijë tre muajsh, janë duke u përmirësuar, shtoi ministria.

Burmi: bangkokpost.com 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu