Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kushi: Motivim për çdo mësues në punën e tij

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me shenjtërimin e Nënë Terezës.
Kushi shkruan se shenjtorja shqiptare është motivim për çdo mësues në punën e tij dhe se duhet të përpiqen për të bërë oqean dijen për fëmijët.
Postimi i plotë:
Nënë Tereza thotë: “Ne vetë ndiejmë që ajo që bëjmë është thjesht një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë.”
Ky është motivi që duhet të këtë çdo mësues në punën e tij çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, me çdo nxënës. Përpjekjet e secilit prej jush, sado të vogla qofshin, të gjitha bashkë bëjnë oqeanin e madh të dijes e të vlerave për fëmijët tanë.
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
(Faleminderit nxënëses së talentuar Xhulia Shkreli për këtë vizatim të bukur të portretit të Nënë Terezës! 🙏)

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu