SHËNIM: Namin e ka Beleri, por kërdinë mund të na e bëjë Censusi

0
Gjigandi

Nga Artan Xh.Duka

Botuar në DITA

Regjistrimi i popullsisë vlen kur ai ndjek rregullat dhe shmang subjektivitetin në proçes. Përgjegjësia shkon nga intervistuesi, qytetari, politika, strukturat shtetërore sidomos kur vjen puna për të dhëna të ndjeshme si identiteti etnikbazuar tek vetdeklarimi, nisur kjo nga problematikat në rajon.

Asnjë regjistrim nuk është i përsosur dhe anomalira ndodhin por kur ato cënojnë dukshëm e pashpjegim realitetin, thelbin e proçesit, nuk verifikohen, atëhere ka një problem.Padyshim këtu hyn edhe gjëndja e pakicave me pretendimet historike të paqëna pas.

Regjistrimi duhet bazuar si në përvojat perëndimore ashtu edhe rrethanat në rajon për të mos krijuar sebepe,sidomos prej Greqisë, që në rastin konkret përveçse anashkalojnë problematika reale (ligji luftës, Çamëria, arvanitasit, emigrantët sot etj) ndërlikojnë edhe integrimin drejt BE. Së fundi, ministri i jashtëm grek u shpreh për censusin në Shqipëri(!), sinjal ky se Greqia pret mesa duket diçka.

RonaTyra

Por nëse për rastin Beleri, Tirana zyrtare gjykon se nëse integrimi drejt BE merret peng nga Beleri, ashtu qoftë, për rregjistrimin e pakicave në vënd, shteti shqiptar ka 1001 arsye për t’u siguruar se regjistrimi mbetet korrekt përballë çdo trysnie nga Greqia apo tjetër jashtë.

Regjistrimi është i dobishëm për politikat e zhvillimit kur ai është realist. Kur bazohet në përvojën perëndimore, zbatohet si duhet në terren, verifikohen zyrtarisht të dhënat(me prioritet anomalitë) si dhe kur zbatohet ndëshkimi ligjor për rastet e abuzimit gjatë tij. Një cens pa cen është cens me sens!

Nuk do shpikim rrotën!

Identiteti etnik nuk është zgjedhje në jetë e me regjistrimin e tij nuk kemi përse të bëhemi më perëndimor se perëndimori. Sa për përvojë “BE” rrotull, mbase mjafton ajo e Greqisë me atë qëndrimin që ka ndaj popullatave etnikë atje.

Pyetësori ynë prek shtetësinë dhe etnicitetin (kombësia!) ndërkohë, bota, etnicitetin e huazon në vënd të fjalës “racë” (e papëlqyer nga e shkuara) për të dalluar mes grupeve nëpopullatë. Në praktikë ndërkohë, në identitetin qytetar, lënëgjurmë njëkohësisht si etnia, kombësia ashtu edhe shtetësia, që së bashku mund të krijojnë një mbivendosje që mund tëshpjerë në gabime deri abuzime gjatë vetdeklarimit të identitetit etnik.

Bota e lidh kombësinë (nacionalitetin) me vëndlindjen ndërkohë që shtetësinë (citizenship) me një raport politik e administrativ, dëshmi se vëndi e njeh si nënshtetasin e tij. Në botë, mes kombësisë (nacionalitetit) bazuar në vëndlindje dhe shtetësisë (citizenship) bazuar në rregullimin ligjor, i pari është më pranë identitetit etnik (apo racor). Nënshtetësia mund të ndryshojë ndërkohë që kombësia jo sepse është përtej dëshirës individuale.

Ndonëse kombësia është më pranë etnicitetit, sërisht nuk janë e njëjta gjë. Të lindur në një vënd, njerëzit ndahen nëgrupe bazuar tek prejardhja, trashëgimia e vlerave kulturore, gjuhësore, fetare etj, dhe kjo përkon me identitetin etnik të përfshirë ne pyetësori.

Për standartet e censusit, përvoja perëndimore është aty. Psh. Irlanda, vënd i krahasueshëm gjeo-demografikisht me ne, me zigzage historike për pavarësi e synime për unifikim, vënd model në BE për emancipimin e tolerancën shoqërore, kur vjen puna tek Background (sfondi, prejardhja) etnike e kulturore ofrohen si zgjedhje ato që mund të shihen si klasifikim racor – I bardhë, I zi, Aziatik, të tjerë me nëndarjet përkatëse e për nacionalitetin censusi ofron zgjedhje mes – Irlandez, ose/dhe tjetër, pa të.

Nëse do ndiqet kjo linjë tek ne atëhere të gjithë të lindurit në Shqipëri (Dropull apo Kurvelesh) janë shqiptarë, janënënshtetas shqiptarë kur pajisen me pasaportë e jetojnë nëShqipëri (ndonse marrin të dytë më pas), të barabartë para ligjit (rasti Beleri), por mund të dallohen nga përkatësia nëgrupe që lidhet me orgjinën familjare, vlerat kulturore etj.

Në këtë kuptim tek ne ka pakica. Ato janë etno-kulturore, të ardhura dhe jo autoktone. Të vetmet autoktone në rajon janë ato shqiptare të lëna jashtë trungut amë pas ndarjes sëkufijve në veri, lindje e jug.

Realitet ky që duhet të theksohet nga ana e jonë ku dhe vetë fjala “reciprocitet” nuk mjafton sepse ka dallim thelbësormes pakicave të ardhura dhe atyre autoktone si psh. sërbët egrekët e ardhur respektivisht në Kosovë e Dropull e shqiptarët në trojet e tyre historike në Luginë e Çamëri etj.

Objekti i regjistrimit të popullsisë duhet të jetëverifikimi me korrektësi i pakicave etno-kulturore në vënd. Këtu duhet të ndërhyjë edhe politika me legjislacion. E nëse integrimi në BE merret peng nga censusi e shqetësimet greke për të (“belerizim” i rradhës), ashtu qoftë!

Frika (me rojen bashkë) ruan vreshtin!

Që të jetë i dobishëm për planet e zhvillimit, rregjistrimi duhet të ofrojë rezultate objektive duke shmangur subjektivitetin sidomos për vetdeklarimin etnik që përtej përkufizimit tëndërlikuar ndikohet edhe nga faktorë ekonomikë (varfëria, makutëria), nevoja për integrim social dhe deri përpjekjet për abuzim.

Vetdeklarimet e pabaza duhet të shkurajohen. Në rradhëtë parë duke bërë të qartë penalitetet ligjore për deklaratë të rreme nga ana e strukturave dhe intervistuesve në terren.

Së dyti, duke ua bërë të qartë qytetarëve nga intervistuesit në terren dhe strukturat se proçesi i verifikimit tëtë dhënave të vet-deklarimit në terren do të ndodhë! Ato do tëkrahasohen me të dhënat e shërbimit të Gjëndjes Civile (me prioritet rastet e anomalive dhe përfundimeve që stonojnëhaptazi me pritshmërinë).

Për profilin etnik (kombësinë sipas nesh) të dhënat në Gjëndjen Civile janë të plota e shterruese, aq sa vënë nëpikpyetje arsyen përse duhet të figurojë në pyetësor, për më tepër me vetdeklarim(!) kur ndryshe psh. nga besimi fetar qëmund të ndryshojë, etnia është e pandryshueshme në kohë!

Dëshira nuk hyn në punë tek identiteti etnik! Vetdeklarimi etnik, me apo pa dashje, mund të krijojë tensione artificiale e nëse katandiset në vet-fantazi e mohon njëkonstante siç është etnia, cënon objektivitetin e proçesit.

U bë një debat i madh një dekadë më parë për rregjistrimin e popullsisë pikërisht për vetdeklarimin e identitetit etnik e lojrat me ndryshimet në gjëndjen civile etj. Gjëndja Civile është atje, të dhënat janë atje dhe shteti ka detyrim t’i marrë atje dhe të sigurojë se askush nuk fut duart e ndryshon ato. Shpresojmë të mos ketë qënë frymë e harxhuar kot ndryshe ngre plot hamëndje si-qysh-tek!

Pjesa bëhet qesharake edhe kur bëhet e tëra e tillë!

Nëse abuzohet masivisht me vetdeklarimin në terren dhe verifikimi zyrtar më pas stonon apo lihet pas dore, me apo pa dashje, atëhere kemi të bëjmë me një “t’ia bësh vetes” sepse proçesi më shumë prish se sa ndreq punë.

Nëse ai që abuzon nuk ka galje apo frikë nga proçesi verifikimit apo gjobat përkatëse atëhere ka shumë mundësi që proçesi e rezultati konkret të deformohet duke u vetbërë qesharak.

E nëse shteti nuk verifikon në kohë, e vetmja mundësi qytetare që mbetet për të zhvlerësuar një farsë të tillë do të ishte çuarja në ekstrem grotesk e kësaj karikature përmes vetdeklarimit në masë qytetar si amerikan apo britanik, japonez apo brazilian etj!

Çudira këto që do i shkonin për shtat një proçesi tashmë të shndërruar në qesharak me abuzimin apo fantazinë gjatë vetdeklarimit etnik. E nëse kështu, rezultatet groteske të vetdeklarimit nuk i merr më kush seriozisht. E që të mos shkojë deri aty, shteti duhet të ndalë fantazinë e abuzimin me vetdeklarimin e etnisë.

Ashtu qoftë!

Nëse nuk ndodh verifikimi i të dhënave të vetdeklarimit e lihet shteg për spekullim etnik mund të ngrihen plot hamëndje se ku fle lepuri! Konteksti dihet. Nga mungesa e reciprocitetit ndaj Greqisë, varrezat greke, shkollat greke, tabelat rrugore në greqisht, kreu grek i kishës shqiptare, deri terrorizmi në Peshkëpi (kundrejt terrorizmit në Banjë, Kosovë) etj.

Rasti Beleri nuk është unik dhe rikujton se me Greqinë gjërat janë larg së qënuri të mirëqëna. Por ndërsa sot namin e ka Beleri (vallë tymnajë!), kërdinë mund të na e bëjë censusi!Sidomos po lamë të tjerët t’a “vulosin” për ne (ministri grek sapo foli për të).

Politika shqiptare duhet të bëjë të vetën. Sikurse drejtuesit fetarë dalin me ato thirrje që dalin, edhe politika, qëndore apo vendore, të bëhet një duke nxitur me debate nëparlament, deklarata të përbashkëta etj vetdeklarimin korrekt të etnisë, duke vëzhguar strukturat përkatëse shtetërore nëndjekjen e verifikimin e e proçesit dhe rezultatet e tij etj.

Jemi pak për t’u tkurrur artificialisht më tej dhe regjistrimi korrekt do ishte trofeu i një politike patriote e shteti serioz. Që jo vetëm vlerëson e numëron me përgjegjshmëri qytetarët këtej kufirit por dhe thekson vullnetin për të ngritur zërin, vlerësuar e numëruar edhe shqiptarët matanë që ndryshe nga pakicat tek ne, janë autoktonë në shtetet fqinjë! E nëse dikush rrudh turinjtë e tërsëllon të futë shkopin e rradhës nën rrota drejt BE, ashtu qoftë!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu