Shakira fitoi për pak ditë mbi dy milionë euro me këngën e re, në të cilën sulmoi Gerard Piquen

0
Gjigandi

Nuk u desh shumë kohë që kënga e re e Shakiras, “BZRP Musix Sessions #53”, të bëhej hit, pasi arriti deri në 122 milionë transmetime gjatë fundjavës së parë që nga lansimi.

Në hitin e ri, këngëtarja e njohur sulmoi ish-partnerin Gerard Piquen dhe të dashurën e tij të re, Clara Chian.

Emisioni i mëngjesit i Telecinco “El Programa de Ana Rosa” analizoi se sa para ka arritur të fitojë Shakira pas publikimit të këngës.

Siç raportojnë ata, ajo ka fituar mbi 473 mijë euro nga YouTube, 460 mijë euro nga Amazon, 330 mijë euro nga Spotify mbi një milion euro nga Apple.

Sa para ka fituar Shakira nga ‘Te felicito’, ‘Monotonia’ dhe ‘BZRP Music Sessions #53’?

RonaTyra

Shfaqja televizive spanjolle zbuloi gjithashtu se sa para ka arritur të fitojë Shakira në total nga tre këngët e saj të fundit, të gjitha të dala pas ndarjes së saj me Piquen.

Në këto katër ditë, Shakira ka bërë më shumë se dy milionë euro me ‘BZRP Music Sessions #53’”, theksuan ata.

Sa i përket këngëve të tjera të fundit në të cilat ajo i referohet edhe ish-futbollistit, ‘Te felicito’, e cila u publikua në prill 2022, ka më shumë se 445milionë transmetime, duke gjeneruar rreth nëntë milionë euro”.

“Monotonia” me Ozuna u publikua dy muaj më parë dhe ka 166 milionë transmetime, që do të thotë se fitoi mbi 3 milionë dollarë”.

Shakira vlerësohet se ka fituar rreth 13 milionë euro duke llogaritur nga këngët në të cilat i referohej Piques.

Sa i përket ish- mbrojtësit të Barcelonës, ai nënshkroi një marrëveshje me Renault dhe Casio, dy nga markat e përmendura në këngën e fundit të Shakiras.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu