Ju mbahet mend kur Selena Gomez tha se për këtë vit ka një dëshirë: të përjetojë një dashuri të re. Epo, nuk vonoi shumë dhe ja ku kemi një thashethem për Gomez, e cila po del me Drew Taggart. Marrëdhënia nuk është serioze, por as shumë private.
Sipas një burimi, “ata nuk po përpiqen ta fshehin romancën”, madje kanë dalë edhe në disa takime në vende publike, si në kinema. “Selena është shumë e dhënë pas tij. Po argëtohen shumë bashkë”, shtoi burimi.
Megjiiithatë, kur nuk fshihesh, as paparacët nuk të kapin, ndaj për momentin ende nuk kemi një foto të tyre.As Selena dhe as Taggart nuk e kanë komentuar raportin e tyre.
Një prej llogarive më të famshme në Instagram, DeuxMoi ka shpërndarë lajmin, pas një burimi që i ka njoftuar se Gomez dhe Taggart ishin bashkë duke luajtur bowling në New York.
Epo, tani e dini! Manifestojeni dhe do t’ju vijë!