“Selam Sali!”, Spiropali – Berishës: Je delenxhi, jo tradhtar! Do më shumë partinë se atdheun, Nokën para flamurit

0
Gjigandi

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së posaçme për Interpelancën për Kosovën, zgjodhi ti përgjigjej deklaratës së Berishës, ndërsa fliste për marrëdhëniet e shqiptarëve.

“Selam Sali se dhe për ty e kam. Kurrë ndonjëherë tjetër nuk ka qenë më e madhe, shqiptaria e dy anëve të Drinit. Si kurrë më parë, vërtetë me një mijë siklete, Shqiptaria është me duart të zgjidhura sot. Sot Shqipëria ulet me dinjitet, aty ku më parë do të ishte e pamendueshme të afroheshim.

Java e fundit e shtatorit ishte agresion që frymëzohej nga fashizmi i ethshëm i Millosheviçit. Një polic i Republikës, u vra. Brenda pak orësh policia e Kosovës dha përgjigjen e duhur. Kusuri u largua matanë kufirit. Duke dënuar me forcë agresionin që në ditën e parë, dhe jo siç thonë ça që marrin peng banaqet e mediave. Të ngrihemi mbi retorikën që shihet nga data e zgjedhjeve. Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë.

Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar. Për mua, Saliu që është delenxhiu më i madh, s’është tradhtar, por ka dashur më shumë pushtetin e tij. Ai zgjedh partinë para atdheun dhe Nokën para Flamurit, meqë e pash këtu.”, tha Spiropali.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu