Gjendet i mbytur 20-vjeçari në liqenin e Paskuqanit!

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku është gjetur pa shenja jete një 20-vjeçar.

Policia njofton se 20-vjeçari Servet Bokçiu është gjetur i mbytur në liqenin e Paskuqanit. Paraprakisht dyshohet se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës.

“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policial.
a.c./dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu