Rusia: Kurti dhe Zelensky janë nazistë, BE dhe SHBA po i sponsorizojnë

0
Gjigandi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka publikuar një opinion të sajin në llogarinë zyrtare në Telegram të Ministrisë së Jashtme, ku etiketon si nazistë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe Presidetin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në shkrimin e saj, Zakharova kujton ish-kryeministrin e Shqipërisë gjatë pushtimit nazist të vendit, Xhaferr Deva, të cilin e etiketon si bashkëpunëtor të fashistëve dhe nazistëve gjatë fushtave të tytre në “pjesën shqiptare të Jugosllavisë”.

Në shkrim, Zakharova rikthen në vëmendje debatin e disa muajve më parë të Kosovës, ku ishte miratuar një fond për restaurimin e shtëpisë së Devës, që u kundërshtua nga ambasadori gjerman në vend.

“Por Prishtina nuk do t’ia dijë dhe padronët e saj, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, kanë qëndruar të heshtur. Nuk është se ndihen keq, madje janë të lumtur. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerët që pëlqejnë të bërtasin “Lavdi Ukrainës” vetëm shtiren se kundërshtojnë të etiketohen si neonazistë. Mendoj se shumë shpejt do të thonë: Po, jemi nazistë, por çfarë mund të bëni ju për këtë, teksa BE na sponsorizon dhe SHBA na furnizon me armë?”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu