Qindra punëtorë të Coca-Cola janë evakuuar nga fabrika pas një rrjedhje acidi. Rreth 200 persona janë larguar ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje mbrëmjen e djeshme.
Rrjedhja e acidit klorhidrik ndodhi në fabrikën në Sidcup të Londrës Juglindore.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës u shpreh për mediat e huaja: Zjarrfikësit londinez u përballën me një incident kimik në një fabrikë në Cray Road në Sidcup. Në uzinë ka pasur rrjedhje të acidit klorhidrik, dhe rreth orës 23:30 rrjedhja arriti të izolohet.
Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë natës duke bërë kontrolle të kimikateve në ajër. Nga incidenti nuk pati persona të lënduar.