Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) po rekruton 20 gra të cilat do të bëhen pjesë e një projekti të ri kundrejt një pagese e cila ende nuk është bërë e ditur.
Idea është se do paguheni duke ndenjur shtrirë në një vaskë me ujë pa u lagur aspak.
Studimi do të zhvillohet këtë vit në Institutin për Mjekësi Hapësinore dhe Fiziologji (MEDES) në Tuluzë, Francë.
ESA dëshiron që 20 gra të shtrihen në një vaskë për pesë ditë për të provuar efektet e mungesës së peshës në trupin e njeriut.
Kjo do të thotë se këto gra do të qëndrojnë shtrirë në një vaskë me ujë por mbi një mushama e cila do pengojë lagien nga uji.
Duke sqaruar konceptin, ESA tha:
Studimet e qëndrimit në vaskën me ujë pa u lagur fokusohet në minimizimin e presionit në trup pasi vullnetarët qëndrojnë pezull në vaskë në një gjendje që imiton përvojën e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor”.
Udhëheqësja e ekipit të hapësirës ajrore të ESA, Jennifer Ngo-Anh, tha:
Ne kemi shumë kërkesa dhe shumë ofrohen vullnetarisht por eksperimenti nuk është shaka. Idea e të qëndruarit shtrirë në shtrat tingëllon argëtuese por kënaqësia largohet sapo gjaku tërhiqet dhe përfshihen biopsitë e muskujve. Megjithëatë ne përshëndesim vazhdimisht vullnetarët që sakrifikojnë jetën e tyre të përditshme për përfitimin e eksplorimit njerëzor!”
Ende nuk dihet se sa do të paguhen pjesëmarrësit për eksperimentin. Ndërkohë bëjmë me dije se aplikimet janë ende të hapura.
Burimi: Ladbible