Rrëfimi viral i 6-vjeçares që u nxorr nga rrënojat në Turqi: Më ushqeu një burrë mjekërbardhë, vinte me kalë

0
Gjigandi

Historia e një vajze 6-vjeçe të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë është bërë virale në mbarë botën.

Mediat turke kanë publikuar historinë 6-vjeçares, e cila tregoi se është ushqyer nga një burrë me rroba dhe mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.

E pyetur nga një gazetar nëse kishte pasur uri gjatë qëndrimit prej tre ditësh nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë. Ajo çka e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt. Sipas raportimeve, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 34 mijë persona, përfshirë Turqinë dhe Sirinë.

 

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu