Një 55-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi D. M. Dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës dhe vajzës së saj të mitur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasen D. M., 55 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës dhe vajzës së saj të mitur.