Rovena Voda flet për arkën me peshk dhe dënimin: S’kam folur kurrë për vende pune apo favorizim

0
Gjigandi

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi se nuk e mori kurrë arkën me peshq, për të cilën u akuzua.

Në një intervistë për Euronews Albania, Voda u shpreh se në përgjimet e SPAK-ut, njëra nga shtetaset me të cilat kishte folur, konkretisht, Florida Beu kishte thënë se dëshironte t’i jepte një arkë me peshk, pasi familja e saj merrej me peshkim.

Sipas Vodës, nuk ka ndonjë pamje që vërteton se ajo ka marrë diçka të tillë.

Dua të rikthehem pak te kjo arka me peshq. Që ta dinë sot, të gjithë ata që kanë pasur besim te unë, të gjithë ata që më kanë dhënë mundësinë që unë të mbaj pozicionin e zv.ministres së Brendshme, të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua, miqtë e mi, familjarët e mi, të afërmit e mi sot duhet të dinë një gjë; arkë me peshk nuk ka pasur, kurrë.

Thjesht në akuzën e ngritur nga SPAK-u, thuhet që, provohet se familja e Florida Beut merret me peshkim dhe është dëgjuar që ajo ka dëshirë të japë një arkë me peshk. E them me siguri sepse, si provë materiale, SPAK-u ka nxituar të shkulë edhe kamerat e magazinave të portit të peshkimit, nuk është parë ndonjë pamje që në makinën time të futet ndonjë arkë me peshk”, theksoi ajo.

RonaTyra

Voda tha se në momentin që iu komunikua akuza më 13 korrik 2021, ishte e habitur pasi ajo nuk e mbante mend bisedën e bërë me Majlinda Hasanin, në lidhje me punësimin në administratën publike të Florida Beut.

Sipas saj biseda ishte e parëndësishme për të dhe ajo nuk del në asnjë përgjim që ka marrë përfitime me qëllim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 korrik 2021 kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konsulente në një projekt. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe një paqartësi e madhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh

Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003”, tha Voda.

Voda tha se në bisedën miqësore që kishte pasur me miken e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun në një lokal, këto të fundit i kishin dhënë një telefon për 8 mars.

Ajo shton se nuk e pranoi telefonin dhe ua ka dorëzuar shtetasve në fjalë dy orë më vonë.

Sipas saj telefoni i dhuruar nuk është përdorur kurrë prej saj apo ndonjë pjesëtar të familjes dhe kjo është vërtetuar shumë qartë nga tabulatet.

Ajo shtoi se edhe punësimi i pretendeuar nuk u krye kurrë, duke e cilësuar vendimin e GJKKO-së si të padrejtë.

Dëshiroj të them që ka rezultuar se zonat për shkak të festës së 8 marsit, biseda ka ndodhur më 6 mars, ditë e premte, jemi takuar rastësisht. Kjo prvohet dhe nga provat e fashikkullit. Telefoni ka qenë një dhuratë dhe unë kam refuzuar ta marrë. Rezulton edhe nga pamjet filmike të barit që ne kemi pasur një bisedë, ia kam kthyer mbrapsht zonjës Hasani, por më pas telefoni është lënë në tavolinë. Për shkak se unë isha një person publik, nuk mund të bëja debat në një lokal. Në fund kur janë larguar, unë e kam marrë celularin dhe pas dy orësh e kam kthyer. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time të marrë dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer. Ky telefon nuk është përdor kurrë as nga unë as nga familjarët e mi”, tha Voda.

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provuar se nuk ka folur për ndonjë vend pune dhe se nuk ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike.

Voda u shpreh se një ndër prokurorët që u mor me çështjen, ishte Altin Dumani, i cili aktualisht është drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në çështjen time ka pasur dy prokurorë. Një nga prokurorët është zoti Altin Dumani dhe prokurori tjetër është zoti Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit, sepse fashikujt e gjykimit përmbajnë 5 dosje, pra 5 volume të mëdha, ka rezultuar sigurisht që unë jam takuar, siç jam takuar edhe me qytetarë të tjerë. I kam takuar. Takimi, siç ka rezultuar në fakt edhe nga bisedat e mia, mesazhet që kam shkëmbyer me zonjën Hasani, me zonjën Florida Beu nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk kam pasur as numrin e saj të telefonit, jemi takuar sigurisht, jo vetëm bisedë shoqërore, por edhe për të marrë informacion.

Pra, ato janë takuar me mua edhe për të pyetur sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike, për të marrë informacion. Kjo është vërtetuar edhe me deklaratat që kanë dhënë vetë dy zonjat e tjera. Gjithsesi, ky nuk ka qenë fokusi i bisedave të gjata të mia, që unë kam pasur me zonjën Hasani, biseda këto që kanë filluar ndër vite, ku kurrë nuk është folur në këto biseda, asnjëherë nuk është biseduar, e provuar me aktin e ekspertimit telefonik, për ndonjë pozicion pune, për ndonjë favorizim, për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike, apo për kërkim, marrje, dhënie përfitimi të paligjshëm”, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu