Ronela Hajati komenton puthjen e Luizit dhe Kiarës: Edhe kur më ka puthur fiksimi…

0
Gjigandi

“Big Brother Vip Albania” është një show televiziv që zhvillohet tërësisht jashtë kufijve të një shtëpie, krijuar posaçrisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Me situatën e fundit e gjithë vëmendja e publikut dhe rrjetit është përqëndruar tek marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Në një lojë krijuar posaçërisht për ta, çifti u “martua” dhe shkëmbyen puthjen e tyre të parë, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Kjo puthje nuk ka lënë askënd pa e komentuar duke përfshirë këtu dhe personazhet publikë e ndër to ka qenë dhe Ronela Hajati. Artistja me anë të një Instastory ka shprehur entuziasmin e madh për këtë ngjarje brenda shtëpisë.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkruan Ronela.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu