Roja e kampit nazist shpallet fajtor për 5,232 vrasje

0
Gjigandi

Një 93-vjeçar ish-oficer ‘SS’ është shpallur fajtor sot për ndihmë në vrasjen 5,232 njerëzve në një kamp përqendrimi nazist, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Bruno Dey, i cili ishte 17 vjeç kur u bashkua me stafin e kampit të Stutthof iu dha sot dënimi dy vjet burgim i pezulluar, nga gjykata e të rinjve në Hamburg.
Prokurori shtetëror kishte kërkuar tre vjet burgim të pezulluar ndërsa mbrojtja kërkoi shfajësimin e tij të plotë.
“Kampi i përqendrimit të Stutthof dhe vrasjet në ndodhën aty, u bënë të gjitha me ndihmën tënde,” tha gjykatësja Anne Meier-Göring duke dhënë dënimin.
Gjyqi vazhdonte prej tetorit të shkuar teksa i akuzuari i moshuar lëvizte me karrige me rrota i vendosur në një ndarje me xhama plastikë. Ndërsa gazetarët mundeshin të ndiqnin zhvillimet vetëm me anë të një lidhjeje audio me jashtë.
Dey u shpall fajtor se ka ndihmuar në vrasjet e 5,232 njerëzve mes gushtit 1944 dhe prillit 1945 pa qëlluar asnjëherë me armë.
Shifrat tregojnë se rreth 5,000 kanë vdekur atje si rezultat i një epidemie tifoje, i mohimit të ushqimit, ujit e mjekimeve, si dhe nga kushtet katastrofike të higjenës.
Sipas statistikave 200 njerëz u vranë atje me gaz Zyklon B, ndërsa 30 u vranë me një mjet që ishte krijuar për të vrarë me një të shtënë në qafë.
Kampi ishte çliruar më 9 maj 1945 nga forcat aleate.
Gjatë 45 seancave në gjykatë, Dey tha se kishte parë trupa që largoheshin me karroca dhe se “imazhe vuajtjesh e terrori” e kishin ndjekur atë gjatë gjithë jetës.
I akuzuari së fundmi ofroi dhe një kërkesë ndjese: “Dëshmitë dhe raportimet më kanë bërë të ndërgjegjshëm për herë të parë për masën e mizorisë e vuajtjes. Diçka e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu