“Ritet satanike”/ Rritje shqetësuese e ngjarjeve në Shqipëri, ekspertët tregojnë arsyet

0
“Ritet satanike”/ Rritje shqetësuese e ngjarjeve në Shqipëri, ekspertët tregojnë arsyet
Gjigandi

Në Shqipëri kohët e fundit është vënë re një rritje shqetësuese e numrit të ngjarjeve të praktikimit të atyre që njihen si rite satanike.

E fundit ishte ajo e Durrësit, ndërsa ngjarje të rënda të tjera janë ajo çfarë ndodhi në zonën e Kombinatit ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi, apo edhe rasti i vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

Në ” Shqipëria Live” u diskutua pikërisht kjo temë dhe ekspertët ranë në një mendje duke thënë se “viktimat” e këtyre akteve janë zakonisht njerëzit që ndihen të pashpresë.

“Ritet satanike mbështeten në sakrifikimin e qenieve të gjalla , njerëzve dhe kafshëve. Ky konsiderohet si rit pastrimi dhe sakrifice” u shpreh Fabian Zhilla ekspert kriminalistike.

Ndërsa teologu Miron Cako tha se : Personat që preken nga kjo gjë janë personat në depresion. Grupet satanike synojnë personat e pashpresë duke i krijuar një vizion të shpejtë në zgjidhjen që ata kërkojnë.

RonaTyra

Jofiel Koço: Këto rituale kanë si synim mallkimet, komunikimin me të vdekurit,thirrjen e demonëve.Qëllimi është të gjejnë pasurinë e madhe flori, të drejtojnë demonët drejt një njeriu tjetër ose synimi për tu ngritur në hierarkinë e sekteve satanike.Një problem tjetër është filmimi i këtyre riteve dhe publikimi në rrjete sociale nga të rinjtë e cila shton kuriozitetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu