Rita Ora me masa mbrojtëse nga coronavirusi

0
Gjigandi

Ndërkohë që ka udhëtuar në Francë për Javën e Modës në Paris, Rita Ora ka ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Virusi vdekjeprurës që ka marrë jetën e më shumë se 3.000 njerëzve dhe afro 90.000 mijë të tjerë janë të infektuar (numri më i madh në Kinë), është përhapur edhe shumë vende evropiane.

Frika nga infeksioni është përhapur edhe ndër personalitetet e njohura, ndërsa përjashtim nuk bën as këngëtarja shqiptare.

rita-e1583097046612

Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me një maskë mbrojtëse.

RonaTyra

Virusi bartet nga një person te tjerë përmes rrugëve të frymëmarrjes me anë të spërklave, zakonisht gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Koha nga infeksioni deri te shfaqja e simptomave (inkubacioni) zgjat nga dy deri në 14 ditë. Simptomat përfshijnë temperaturën e lartë trupore, kollitjen dhe vështirësi në frymëmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu