Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ky është Shën Valentini i parë i saj me reperin Sin Boy, me të cilin ka nisur një lidhje dashurie muaj më parë.
Si rrjedhojë, ajo vendosi që të premten të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, në mbishkrimin e së cilës pati indikacione të ditës së të dashuruarve, ani pse u pa e vetme në foto.
Rina dukej mjaft atraktive, teksa pozonte me flokë të zeza të shkurtra, e veshur me një material leopardi që vinte në pah fizikun e saj.
“Gati për ditën e Shën Valentinit”, shkroi reperja nga Istogu në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, shumë prej të cilëve e komplimentuan për ndryshimin e ri në dukje.
Përndryshe, ajo dhe Sin Boy publikuan këngën e tyre më të re me titull “Tetancion”, e cila u prit mirë nga fansat e tyre.