Rock-grupi i njohur vendor, Jericho, janë rikthyer me publikimin e një projekti të ri muzikor.
“Në garë për qeveri” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit rock/alternative.
Muzika dhe vargjet e tekstit janë realizuar nga vet solisti i grupit, kantautori Petrit Çarkaxhiu.
Foto: Jericho/YouTube
Ashtu si shumë këngë të tjera të Jerichos, edhe “Në garë për qeberinë” duket se merr frymëzim nga aktualiteti kosovar.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip të thjeshtë, i cili i është besuar produksionit Takat Studios.
/abc24.al/