Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore.
Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80% do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.