Zyrtarja e KOK-ut, Rejhan Halili pjesë në takimin e mbajtur në Athinë për barazi brenda sportit!
Për dy ditë radhazi është mbajtur në Athinë të Greqisë, takimi i komitetit për barazi brenda sportit në Organizatën Sportive Jo-Qeveritare të Evropës (ENGSO EWS), ku mori pjesë edhe anëtarja e këtij komisioni, Rejhan Halili, zyrtare për marrëdhënie ndërkombëtare në KOK.
Gjatë takimit, ku mikpritës ishte Komiteti Paralimpik i Greqisë, janë diskutuar temat si: Zhvillimi i projektit “Barazia në sport”, detyrat e komisionit dhe planifikimi i aktiviteteve.
Misioni i këtij komisioni është të luaj rol aktiv në zhvillimin, përkrahjen, promovimin dhe implementimin e barazisë në sport në Evropë.