Regjisori i njohur përfaqëson Shqipërinë në “Oscar” me “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”

0
Gjigandi

Gentian Koçi është prezantuar si përfaqësuesi i Shqipërisë në çmimet “Oscar”. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”, thuhet në postim mes tjerash.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” flet për dy vëllezër binjakë shurdh-memecë identikë, rreth të dyzetave, të pandashëm, të cilët zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike, ata do të verbohen veçmas por, në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Jo paralelisht por, duke u zhytur ngadalë në një errësirë ​​të heshtur të padurueshme, duke mos qenë në gjendje të shohin më botën dhe njëri-tjetrin, dy vëllezërit duhet të marrin një vendim të rëndësishëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu