Redjan Rraja dhe Eldi Çala futen në grevë në regjimin “41 biss”: Duam televizor në qeli!

0
Gjigandi

Kjo është greva e dytë brenda pak kohësh në regjimin 41 biss, ku vetëm pak kohë më parë të gjithë të burgosurit hynë në grevë, pasi kërkonin rregullimin e vakteve ushqimore, kërkesë e cila u plotësua.

Dy të burgosurit në regjimin 41 biss, Redjan Rraja dhe Eldi Cala janë futur në grevë ditët e fundit ku kanë refuzuar vaktet e gatshme. Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur për “Top Channel” se arsyeja përse dy të burgosurit po bëjnë grevë, është pasi zyrtarët e burgjeve nuk kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.

Kjo është greva e dytë brenda pak kohësh në regjimin 41 biss, ku vetëm pak kohë më parë të gjithë të burgosurit hynë në grevë, pasi kërkonin rregullimin e vakteve ushqimore, kërkesë e cila u plotësua. Në lidhje me grevën e parë ka nisur edhe një hetim, për mënyrën se si u ra dakord mes të burgosurve për një grevë të përgjithshme, pasi supozohet se ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

RonaTyra

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

Eldi Çala u arrestua menjëherë pasi vendi u karantinua gjatë gjendjes së pandemisë se kovidit. Ai fshihej në zonën e Durrësit dhe kërkohejprej kohësh si të implikuar në vjedhjen brenda Rinasit të 4.6 milionë eurove, një grabitje ku u vra shtetasi Admir Murataj. Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu