REDAKSIONALE/ A janë portalet dhe “tymueset” tip video shantazh “streha” e re e Ilir Metës?

0
Gjigandi

Një lajm i bujshëm dhe ekskluziv për Priza.al faktoi atë që nën zë e kishin pranuar dhe dinte dhe opinioni publik, Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Vulën këtij hetimi e dha prokuroria duke mos marrë për bazë akuzat e Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve se kjo e fundit kishte përhapur informata të rreme, kishte falsifikuar dokumente etj.

Prokurori Arben Agovi në bazë të informacionit të mbledhur doli në përfundim se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk kishte kryer asnjë shkelje apo vepër penale, e për rrjedhojë mori vendim për mos fillim të procedimit penal.

Pas nxjerrjes së dokumentit ekskluziv të vendimit nga www.priza.al, www.abc24.al dhe www.gazetari.al, ka qenë i menjëhershëm edhe sulmi nga portalucet pranë Ilir Metës duke përhapur një lajm se do jepet një lajm. Dhe ky lajmi që do jepet është se prokurori Sotir Kllapi (ai që po heton Ilir Metën në SPAK) është filmuar duke marrë rryshfet. Lajmi që do dalë një lajm, nisi të qarkulloje mbrëmë në darkë dhe po amplifikohet edhe ditën e sotme.

Po si është e vërteta?

RonaTyra

Nuk mendojmë që ka një video të tillë, e aq më pak që këtë video ta disponojë Ilir Meta. Nëse prokurori Sotir Kllapi do të ishte kapur në veprimtari korruptive, do të shkonte i bindur në “vathën” e Ilir Metës dhe nuk do ta hetonte. Por pikërisht, kjo vendosmëri e Sotir Kllapit për të mos qenë “kurbani” i radhës i 30 viteve politike të Ilir Metës, duket se është dhe motivi që doli një lajm se do dalë një lajm.

Ilir Meta e ka nënshtruar gjyqësorin, ashtu siç ka nënshtruar Shqipërinë në 30 vite politikë. Dhe është e papranueshme për të që dikush, qoftë dhe prokuror, t’i prishë rehatin. Hesapet e Ilir Metës me drejtësinë nuk nisën për shkak të Sotir Kllapit. Hesapet me drejtësinë i gjen që tek akuzat e Berishës, tek video e Dritan Priftit, tek vendodhja e trupit të Eduard Belegut, tek Vojsava Ismailaj, dhe sërish tek Berisha atij që Ilir Meta i ulëriste se dha njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Tymnajat me portale dhe video shantazhe, nuk janë në nderin e dikujt që për 30 vite ka marrë nga ky vend gjithka. Nga mandati i deputetit, e deri kolltukun e Presidentit.

Kush ha bukë, bën edhe thërrime, thotë një shprehje. E nëse Ilir Meta ka “bërë thërrime”, ky është një hesap i drejtësisë, e cila në asnjë rast nuk mund të intimidohet me lajmin se do dalë një lajm, ku prokurori është i korruptuar./Priza.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu