Përbërësit :
2 lugë gjelle vaj ulliri
600g mish viçi
1 qepë mesatare
3 thelpinj hudhër
500g presh
2 gota lëng mishi ose ujë
2 karota
4 gjethe dafine
Kripë
Piper i zi
Përgatitja :
Në një tenxhere hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet.
Pasi ta keni tharë pak mishin vendoseni për t’u skuqur lehtë në tenxhere.
Tregoni kujdes dhe t’i ktheni nga të dyja anët telat e mishit.
Largojeni mishin nga tenxherja dhe aty shtoni qepën të cilën e keni grirë imët.
Gjithashtu hidhni hudhrën e shtypur dhe përziejeni gjatë gjithë kohës që të mos ngjitet.
Tani është momenti që të shtoni karotat e prera në rrota për t’i skuqur.
Preshin priteni në copa aq të mëdha sa kur përgatisni burani apo gjellën me presh.
Futini për t’i skuqur në tenxhere me zjarr mesatar për 1-2 minuta.
Vendosni përsëri thelat e mishit në tenxhere, jepini shije me kripë, piper dhe gjethet e dafinës.
Shtoni ujin dhe mbulojeni me kapak tenxheren, lëreni të ziejë derisa uji të jetë përgjysmuar.
Më pas kalojeni masën në një tavë dhe piqeni në temperaturë 180-200 gradë derisa preshi të jetë zbutur.
Për t’i dhënë shije akoma dhe më të mirë mund ta spërkatni me pak lëng limoni.
Kombinimi i preshit dhe limonit, arrin të eliminojë pak aromën e fortë që ka preshi, duke i dhënë një shije më të këndshme.