Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
4 speca, 240 gr bukë e grirë, 4 domate, 4 acciughe të kripura, 2 lugë kaperi, 50 djathë të gri kaçkavall, vaj ulliri, borzilok, kripë dhe piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Pritini specave me majën e thikës pjesën e bishtit, hiquni farat dhe ndajini në gjysma.
2. Skuqni lehtas në tigan bukën e grirë, duke i hedhur kripë, piper dhe shumë borzilok. Shtojini djathin e grirë kaçkavall, kaperit, domatet dhe acciughet e prera në copa të vogla,
3. Përziejini mirë, duke i shtuar pak vaj ulliri dhe mbushini specat me këtë përzierje.
4. Vendosini specat në një tavë me pak vaj, mbulojini me letër alumini dhe piqini në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta.
5. Pas kësaj kohe hiqni letrën e aluminit dhe vazhdoni pjekjen për 10 minuta të tjera, duke i shtuar pak vaj ulliri nëse është e nevojshme.
6. Shërbejini të vakta.