Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 20 minuta
Për 4 persona
Përbërësit:
4 bërxolla viçi, 2 qepë të mëdha, 30 gr ( 2 lugë gjelle) gjalpë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 100 ml verë e bardhë, 20 gr miell, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Hidhni miellin në një pjatë. Kaloni bërxollat në miell.
2. Në një tigan hidhni gjalpin dhe vajin e ullirit. Kur të jenë nxehur pak, shtoni qepët e grira hollë në rrathë.
3. Shtoni bërxollat në tigan në momentin që qepa ka marr ngjyrë të artë.
4. Rritni temperaturën dhe lagini bërxollat me verë. Hidhuni kripë & piper.
5. Tiganisja duhet të vazhdojë, derisa bërxollat të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të dyja anët.
6. Shërbejini në pjatë dhe ju vendosni qepët sipër.