Receta e Sofia Lorenit është plot aromë dhe përgatitet në vetëm 15 minuta
Përbërësit:
– 250 g shpageta,
– 60 g gjalpë,
– 3 thelpinj hudhre,
– lëvore të tre limonëve,
– 60 ml lëng limoni,
– 120 ml ajkë për zierje,
– kripë,
– piper,
– 25 g parmezan të grirë në rende,
– 1 grusht borzilok të freskët.
Përgatitja:
Pastën zieni në mënyrën e zakonshme. Prisni imët hudhrën, grini lëvoren e limonit dhe shtrydhni lëngun.
Shkrini gjalpin në një tigan të madh në temperaturë mesatare.
Skuqni hudhrën, shtoni gjysmën e ajkës për zierje dhe hidhni erëza sipas shijes. Ziejini për disa minuta, duke e përzier herë pas here.
Shtoni shpagetat e përgatitura, më pas hidhni sipër pjesën e mbetur të ajkës.
Shtoni lëngun dhe lëvoren e limonit dhe përziejini që të gjitha të bashkohet mirë.
Shtoni borzilokun e grirë hollë dhe spërkatni me parmezan përpara se ta shërbeni.
Ju bëfshin mirë, – transmeton abc24.al.