Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se Ministria e Shëndetësisë refuzon të japë përgjigje në lidhe me tenderin për ilaçet.
Albana Vokshi: I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë informacion për check-up dhe nuk jep përgjigje. Duan të fshehin babëzinë dhe korrupsionin. I kam kërkuar informacion për ilaçet e fëmijëve të sëmurë me leucemi dhe s’kam marrë asnjë informacion. Prindërit kanë vite që vuajnë se nuk gjejnë ilaçe. Këto i janë standardet evropiane. Partia Demokratike do të votojë pro çdo marrëveshje që synon të çojë përpara integrimin evropian që është vonuar për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie.
Edhe mjekja Anila Godo e cila punon pranë QSUT pohon se fëmijët shpesh herë nuk mund të kryejnë kimioterapinë, pasi në spital mundojnë preparatet e nevojshme.
“Plotësimi i skemave të kimioterapië, ne i bëjmë skemat evropiane, italiane, franceze etj. Shumë herë kemi vështirësi në plotësimin e skemave. Pra, do thoja që unë nuk di ndonjë periudhë të jetës sime si mjeke ku të kem qënë e plotësuar 100% me citostatik. Ka pasur periudha më të favorshme ku kemi pasur 90% të medikamenteve, ka dhe periudha të vështira ku kemi pasur 70%. Mbetet një problem që nuk ka gjetur zgjidhje të plotë. Nuk mund të them që ka pasur një vit ku nuk jemi hasur me mungesa. Nevojiten tendera jo një vjeçare por dy ose tre vjeçare. Kur të bëjmë porosinë mos të kemi frikë që po vë pak sasi, që nuk mjafton nëse vendos shumë skadojnë”, shprehet mjekja.
Përveç kimioterapisë, shërbimit onkologjik i mungojnë edhe dy medikamente të tjera, të cilët porositën nga shteti në sasi të limituara, për shkak të kostos së madhe që kanë.
Por për ministren Manasterliu këto fakte nuk qëndrojnë, pasi sipas saj buxheti për shëndetësinë në 8 vite është rritur 87%.
Manasterliu është drejtuar me arrogancë në lidhje me akuzat se fëmijët nuk marrin trajtimin e duhur në spital, pasi sipas saj qeveria nuk ka vendosur tavane në lidhje me kërkesën e barnave.
“Të jeni të bindur se fëmijët në spitale trajtohen sipas protokolleve, mbështesim me fonde buxhetore të gjitha fondet që vijë. Nuk kemi shfrytëzuar asnjë fond. Për fëmijët nuk kemi rritur tavanet për kërkesën e barnave”, theksoi ajo.
Ndër të tjera shtoi se përgjigjet e kërkuara nga opozita në lidhje me tenderin e ilaçeve do të përcillen së shpejti.
“Saherë që hidhen akuza apo ngrihen trillime, aq shumë është e nevoja që qytetarëve t’i vihet para qytetarëve. Sa për shëndetin e fëmijëve, e kemi treguar se e kemi rritur me 87% buxhetin e shëndetësisë. Po përmend që profesionistët janë shpërblyer me rritje page, e meritojnë padyshim. Nuk ka njeri perfekt, kemi shumë për të përmirësuar. Por ngriheni dhe thoi për korrupsion, duhet të dini mirë se me kë flet. Fol me fakte. Përgjigjet do t’i merrni në kohë, përgjigjet janë nisur”, tha ndër të tjera Manasterliu.Abc24.al