Reagon ashpër Federata e Notit e Kosovë, sulmon Komitetin Olimpik të Kosovës 

0
Gjigandi

Federata e Notit e Kosovës reagon për zhvillimet e fundit, madje sulmojnë kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës.

FNK-ja ka dërguar një reagim përmes email, duke thënë se KOK me Ismet Krasniqin po i përkrahin strukturat e paligjshme.

“Federata e Notit e Kosovë në krye me Kryetarin Astrit Haliti mori pjesë në Kampionatin Botërorë të FINA-s, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme që u mbajtën nga data 13/12/2022 deri me 18/12/2022 në Melbourne te Australisë, ku kjo federatë edhe njëherë dëshmoj se e njeh Strukturat e dalura nga Kuvendi Zgjedhorë i FNK i mbajtur në Mars 2021. 

Aty e kuptuam se Presidenti i KOK Ismet Krasniqi dhe Sekretari i KOK Besim Aliti i kanë shkruar FINA-s letër me të cilën i njoftojnë se i njohin strukturat e pa ligjshme të FNK të dala nga një Kuvend i paligjshëm për të cilin jeni të njoftuar tashmë. 

Na shqetëson fakti pse Bordi Ekzekutiv i KOK nuk po reagon për veprimet e pa ligjshme të Presidentit të KOK Ismet Krasniqi dhe sekretarit të KOK Besim Aliti. 

RonaTyra

Ne para disa dite ju kemi shkruar një letër, me të cilën ju kemi njoftuar se Presidenti e Sekretari i KOK kanë dërguar një vendim zyrtar në emër të Bordit se i njohin si persona përgjegjës disa individ qe kundërligjshëm pa pasur kuorum kanë tentuar ta uzurpojnë Federatën e Notit të Kosovës, përmes një kuvendi të thirrur në mënyrë të pa ligjshme dhe pa pasur kuorum. 

Ne e kemi informacionin e saktë se Bordi Ekzekutiv nuk i ka njohur këto struktura sepse e dine shumë mire se janë të kundërligjshme.
Për këtë fakt KOK nuk e ka monitoruar këtë Kuvendin të pa ligjshëm të Notit.  

Mirëpo: Si është e mundur që Presidenti e Sekretari i KOK të bëjnë veprime të tilla në kundërshtim me vendimet e Bordit Ekzekutiv? 

Pse Bordi hesht, kënd po e mbron ky Bord? 

Bordi a është përfaqësues i federatave apo shkatërrues i tyre? 

Kur ka ndodhë në histori të KOK me u pranuar kuvende të pa ligjshme të federatave nga një president dhe sekretar i KOK, e aq më pak kundër vendimeve të Bordit?  

Si mundet pa ju hequr suspendimi FNK-se, të njihet dikush tjetër si përfaqësues i federatës? 

A mund të na tregoni Vendimin e Bordit Ekzekutiv se kur është tërhequr suspendimi i Federatës së Notit, vendim ky i marrë Maj te vitit 2022 nga Bordi Ekzekutiv i KOK, me të cilin suspendohet FNK deri në Asamble të KOK? 

Si mundet dikush nga KOK të bëjë kësi shkelje ligjore, ta njoh dikën tjetër si strukture drejtuese të FNK, pa marrë vendim Bordi për t’ ja hequr këtë suspendim ose Asambleja e KOK? 

Si mund të pretendohet nga dy drejtues të KOK-ut që të lihen jashtë federate 16 klube të notit dhe të favorizohen 12 kube, 6 prej të cilave nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e FNK? 

 Të nderuar anëtarë të Bordit Ekzekutiv, pa u bërë shumë vonë kërkojmë nga ju, presim nga ju, që të deklaroheni rreth këtyre pyetjeve që ju kemi drejtuar, si dhe kundër këtyre shkeljeve që i ka bërë Presidenti dhe Sekretari i KOK.  

Në rast se nuk deklaroheni kundër këtyre shkeljeve ne do ta padisim edhe Bordin Ekzekutiv të KOK në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe do të përballeni me veprime tjera ligjore dhe rezistencë aktive nga Bordi i FNK, nga klubet e notit, nga prindërit e qindra fëmijëve që po tentoni ti lini jashtë pishinave, e jashtë garave sportive të Notit”, reagon në emër të Bordit të FNK-së, Astrit Haliti, kryetar..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu