Fansat dhe miqtë e saj kanë shpërthyer në komente jo vetëm për lookun e ri që duhet pranuar se i shkon, por edhe për mënyrën se si është veshur duke ekspozuar të pasmet
Ajo ra menjëherë në sy për shkak të fizikut të saj dhe u bë menjëherë e njohur si vajza që bënte pyetjet e famshme në fund të emisionit.
Rashelin e kemi parë gjithmonë brune me flokë të gjatë, por a e kishit imagjinuar si do të dukej bionde, nëse jo këtë kuriozitet j’ua shuan vetë Rasheli.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto ku shfaqet me flokët plati, ndërsa pozon e ulur në një kolltuk në profil.
Rasheli shfaqet e veshur vetëm me bluzë dhe një palë geta transparente Gucci, pa fund apo fustan.
Fansat dhe miqtë e saj kanë shpërthyer në komente jo vetëm për lookun e ri që duhet pranuar se i shkon, por edhe për mënyrën se si është veshur duke ekspozuar të pasmet.