Avokati i Henri Çilit: Prokuroria e Përmetit është nxituar, abuzive mbajtja në komisariat.

0
Gjigandi

Avokati i Henri Çili, Andi Duraj ka treguar detaje nga arrestimi i klientit të tij, veprim që e cilëson të paligjshëm.

Në një prononcim për “News24”, Duraj pohoi se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi.

Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht, ndërkohë që urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15. Sipas tij, deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.

Ai theksoi se Çili nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që klienti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë.”, tha avokati Duraj.

RonaTyra

DËSHMIA E ÇILIT

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili foli për herë të parë, ndërsa mohoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të pasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar.

Mes të tjerash ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet. Mbi Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu