Raport vjetor/ Manja në Kuvend: Emërojmë së shpejti 250 oficerë të policisë gjyqësore

0
29
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja komentoi në Kuvend raportet vjetore që u prezantuan KLGJ, KLP dhe Prokuroria e Posaçme.

Manja tha se duhet finalizuar sa më shpejt emërimi i 250 oficerëve të policisë gjyqësore, ku shtoi se nëse është e nevojshme do të shtohet edhe numri i trupës.

Sakaq vlerësoi edhe njëherë punën që KLGJ ka bërë në lidhje me hartën e re gjyqësore

“Duke u nisur nga treguesit e punës që raportoi vetë, ngelen ende disa problematika dhe sfida. E para ka të bëjë me trajtimin e stokut të ankesave të pashqyrtuara. Inspektori deri tani e ka ushtruar veprimtarinë e vet vetëm me tetë inspektorë.

Do të finalizojmë metodologjinë e inspektimit brenda këtij viti. Por të gjitha këto sfida janë të lidhur me plotësimin e numrit të nevojshëm të inspektorëve Aj që vlen është një punë e lavdërueshme. Për Prokurorinë e Përgjithshme, natyrisht që arritjet i evidentoi Prokurori i Përgjithshëm. Duhet të mbahet në konsideratë për vitin në vazhdim puna për pastrimin e parave. Duhet të finalizojmë sa më shpejt për emërimin e 250 oficerëve të policisë gjyqësore. Plotësimi i trupës së oficerëve me numrin e nevojshëm që ne tashmë e kemi miratuar.

Për KLP, mbetet sfidë emërimi i tre prokurorëve të tjerë në SPAK. Lidhur me SPAK numri ngelet sfidë. Sfidë hetimet proaktive. Inkurajojmë që të rritet. Prioritet plotësimi i BKH. Po ashtu plotësimi i eksesit të SPAK në databazat e institucionet shtetërore”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu