Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit grek pas përplasjeve mes dy vendeve për sa i përket çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në 14 Maj.
Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve për shit-blerje votash por Greqia ka kërkuar me ngulm lirimin e tij.
Nga ana tjetër, Tirana zyrtare thotë se kjo çështje i takon drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare.
Paraditen e sotme, Mitsotakis tha se në samit do të shtronte çështjen e Belerit duke kërkuar lirimin e tij për betim.
a.c./dita