Rama nis lëvizjet për të shpërbërë Federatën Nongrata, emëron ambasador ish bandillin e Gaz Bardhit!

0
Gjigandi

Bashkimi i madh i Gaz Bardhit me Rithemelimin duket se ka shqetësuar kryeministrin Rama, i cili ka nisur të bëjë llogaritë për zgjedhjet e 2025, në kuadër të planit të zhvillimit të vendit deri në 203 . Ndonëse Rama u ‘pagëzua’ nga Antony Blinken si njeriu i amerikanëve për të mbajtur nën kontroll Ballkanin dhe kazanin rajonal, nga ana tjetër bashkimi i Gaz Bardhit me Rithemelimin, duket se ka shqetësuar kryeministrin.

Pas shpalljes së Federatës opozitare Antiamerikane dhe anti-SPAK, Rama ka ndërmarrë një lëvizje taktike dhe strategjike për të përçarë Federatën, duke propozuar Denion Meidanin si kandidat për ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dikush me të drejtë mund të pyes se çfarë lidhje ka Meidani me Federatën Bardhi-Nongrata?

Nuk është edhe aq sekret që Denion Meidanin është ish bandilli dhe një nga pikat më të dobëta të Gaz Bardhit. Çifti pati një ndarje jo paqësore. Bardhi dhe Meidani u grindën se cilit takonte qeni, të cilin e kishin adaptuar që të vogël. Qeni ishte rritur, duke u familjarizuar dhe krijuar një kimi me të dy partnerët. Çështja shkoi në gjyq, por shumë shpejt u tërhoqën për shkak të rrezikut të ekspozimit të grindjes në publik. Prapaskena ka mësuar nga burime policore detaje nga kjo ndarje dramatike, por ka vendosur të ruajë privatësinë, edhe për shkak se nuk ka interes publik. Nuk thonë kot se koha shëron gjithçka. Me kalimin e muajve akujt mes Bardhit dhe Meidanit u shkrinë. Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte pikërisht Gazmend Bardhi. Pra, Meidani ishte vartës i Bardhit. Gjatë vitit 2016, Meidani kishte artikuluar akuza ndaj Edi Ramës dhe Rilindjes, të ngjashme me akuzat e Berishës dhe Metës sot, por shumë shpejt u harruan dhe Rilindja nisi t’i besonte Meidanit poste të rëndësishme. Në janar 2021, gazetari unik Bledi Mane befasoi opinionin publik teksa tha se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, bashkëjetonte me blogerin e njohur Olti Currin, në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit”, në Tiranë. Madje Mane shprehu shqetësimin se çifti nuk paguante as pastruesen. Olti Curri mohoi dhe hodhi poshtë pretendimet e Bledi Manes, por jo vilën, të cilën besohet se ia ka blerë Monika Kryemadhi.

Në nëntor 2021, zyrtarja e LSI-së, Elona Guri, me anë të një postimi në facebook shkruante se “Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz”. Bardhi u përgjigj duke thënë se nuk e njihte Elona Gurin, në përpjekje për të injoruar ironinë përcëlluese. Ndërkaq, mjeku i njohur Halim Kosova, kur kuptoi se nuk ishte më në planet e Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, u shpreh se “Dera ishte e mbyllur…i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.

RonaTyra

Natyrisht që Rama dhe rrethi i tij ka një informacion më të detajuar për ‘telat’ më të prekshëm të Gaz Bardhit, i cili po përdoret nga Berisha për të ushqyer demokratët me iluzionin e bashkimit, i cili do të sjellë Rithemelimin në pushtet. Grupi i Bardhit është një mutacion politik që u krijua nga fërkimi dy grupeve në PD, linjës pro amerikane me në krye Bashën dhe linjës antiamerikane me në krye Berishën. Bashkimi i madh i Gaz Bardhit me Rithemelimin duket se ka shqetësuar kryeministrin Rama, i cili ka nisur të bëjë llogaritë për zgjedhjet e 2025, në kuadër të planit të zhvillimit të vendit deri në 2030. Ndonëse Rama u ‘pagëzua’ nga Antony Blinken si njeriu i amerikanëve për të mbajtur nën kontroll Ballkanin dhe kazanin rajonal, nga ana tjetër bashkimi i Gaz Bardhit me Rithemelimin, duket se ka shqetësuar kryeministrin. Pas shpalljes së Federatës opozitare Antiamerikane dhe anti-SPAK, Rama ka ndërmarrë një lëvizje taktike dhe strategjike për të përçarë Federatën, duke propozuar Denion Meidanin si kandidat për ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dikush me të drejtë mund të pyes se çfarë lidhje ka Meidani me Federatën Bardhi-Nongrata?

Nuk është edhe aq sekret që Denion Meidanin është ish bandilli dhe një nga pikat më të dobëta të Gaz Bardhit. Çifti pati një ndarje jo paqësore. Bardhi dhe Meidani u grindën se cilit takonte qeni, të cilin e kishin adaptuar që të vogël. Qeni ishte rritur, duke u familjarizuar dhe krijuar një kimi me të dy partnerët. Çështja shkoi në gjyq, por shumë shpejt u tërhoqën për shkak të rrezikut të ekspozimit të grindjes në publik.

 

Prapaskena ka mësuar nga burime policore detaje nga kjo ndarje dramatike, por ka vendosur të ruajë privatësinë, edhe për shkak se nuk ka interes publik.Nuk thonë kot se koha shëron gjithçka. Me kalimin e muajve akujt mes Bardhit dhe Meidanit u shkrinë. Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte pikërisht Gazmend Bardhi. Pra, Meidani ishte vartës i Bardhit.

 

Gjatë vitit 2016, Meidani kishte artikuluar akuza ndaj Edi Ramës dhe Rilindjes, të ngjashme me akuzat e Berishës dhe Metës sot, por shumë shpejt u harruan dhe Rilindja nisi t’i besonte Meidanit poste të rëndësishme. Në janar 2021, gazetari unik Bledi Mane befasoi opinionin publik teksa tha se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, bashkëjetonte me blogerin e njohur Olti Currin, në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit”, në Tiranë.

 

Madje Mane shprehu shqetësimin se çifti nuk paguante as pastruesen. Olti Curri mohoi dhe hodhi poshtë pretendimet e Bledi Manes, por jo vilën, të cilën besohet se ia ka blerë Monika Kryemadhi. Në nëntor 2021, zyrtarja e LSI-së, Elona Guri, me anë të një postimi në facebook shkruante se “Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz”. Bardhi u përgjigj duke thënë se nuk e njihte Elona Gurin, në përpjekje për të injoruar ironinë përcëlluese.

 

Ndërkaq, mjeku i njohur Halim Kosova, kur kuptoi se nuk ishte më në planet e Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, u shpreh se “Dera ishte e mbyllur…i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.

 

Natyrisht që Rama dhe rrethi i tij ka një informacion më të detajuar për ‘telat’ më të prekshëm të Gaz Bardhit, i cili po përdoret nga Berisha për të ushqyer demokratët me iluzionin e bashkimit, i cili do të sjellë Rithemelimin në pushtet. Grupi i Bardhit është një mutacion politik që u krijua nga fërkimi dy grupeve në PD, linjës pro amerikane me në krye Bashën dhe linjës antiamerikane me në krye Berishën.

 

Si Basha, ashtu edhe Berisha, e dinë se Bardhi nuk ka as vota, as bazë dhe as parti, por i ka mbetur mandati i deputetit në dorë (si jenisherëve dhe kërpëratave në 2019), me të cilin Bardhi u fut në stanin e Berishës, me qëllim për t’u bërë deputet në 2025. Bardhi mund të rikthehej edhe tek Basha, por meqenëse Berisha ka grupin më të madh, shanset për të marrë mandatin e deputetit në 2025 janë më të mëdha me Rithemelimin, gjithnjë nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor. Nga ana tjetër, këtë bashkim fiktiv me një personazh pa vota, Berisha e shet si bashkimin e opozitës. Gjithsesi, me këtë lëvizje të fundit të Edi Ramës dhe lëvizje të tjera që do të dalin në pah në vijim, çatia e Federatës do të pikojë shumë shpejt.

 

Rrugëtimi i Gaz Bardhit

 

Në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishe në pushtet, Gaz Bardhi ishte këshilltar i Eduart Halimit, në atë kohë Ministër i Drejtësisë. Në vitin 2013, u punësua si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, Bardhi ishte një personazh anonim deri kur u shfaq në vitin 2016, si ekspert në Komisionin për Reformën në Drejtësi, duke kundërshtuar reformën bashkë me Oerd Bylykbashin.

 

Lufta e Bardhit në krah të PD-së kudër përmbajtjes së ndryshimeve Kushtetuese të korrikut 2016 dhe ligjeve bazë të reformës në drejtësi, është e dokumentuar. Reforma luftohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por që në skenë kishin nxjerrë Lulzim Bashën, i cili kishte hedhur në terren Gaz Bardhin. Më pas, Bardhi është shfaqur si këshilltar i Lulzim Bashës. Ky i fundit i besoi edhe postin e ministrit teknik të Drejtësisë pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes më kryeministrin Edi Rama në 17 maj 2017, si kusht që PD-ja të futej në zgjedhjet parlamentare.

 

Në janar të vitit 2019, Gazment Bardhi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së me mbështetjen e Bashës. Skandali i ngritjes së grupit paramilitar nga Partia Demokratike, të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, nxori në skenë pikërisht Gazmend Bardhin. Anëtari i kësaj strukture të paligjshme, Arbër Papleka, vrau katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvanin, një personazh me influencë në Elbasan, i cili i shihej si rrezik nga PD-LSI për realizimin e objektivave elektoralë. Pas vrasjes, Gazmend Bardhi pranoi publikisht strukturën paramilitare, duke u shfaqur si njeriu që kishte nën patronazh grupin e armatosur në Elbasan.Pas ndarjes me Bashën, Sali Berisha e akuzoi Bardhin se tradhtoi Paplekën, ndërsa Bardhi sulmoi Shkëlzenin, pika e dobët e Berishës, i cili tha ‘ç’më bëri budallai’, kur Ilir Meta i tregoi një video të Zenit duke bërë pazare bashkë me Fahri Balliun në zyrën e Dritan Priftit, kur ishte ministër Energjitike.Bardhi u rikonfirmua në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2021, sërish me mbështetjen e Lulzim Bashës. Pas ndarjes mes Bashës dhe Berishës, Gaz Bardhi u rreshtua me Bashën, madje bëri një betejë epike politike dhe ligjore kundër Foltores së Berishës.

Bardhi dhe Berisha janë përfshirë në akuza të ndërjella nga shtatori 2021 deri në fund të vitit 2022. Në janar 2023, Bardhi befasoi kur tha se do merrte pjesë në protestën e thirrur më 11 shkurt 2023 nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Deklarata ishte një sinjal krisje me Bashën. Gazment Bardhi, dikur njeriu më i afër i Lulzim Bashës dhe i betejave të tij kundër Sali Berishës, nisi të kthehej në një kundërshtar për Bashën, madje duke i zënë rrugën e rikthimit në krye të PD-së.

Bardhi, si sekretar i Përgjithshëm bllokoi planin e Bashës për të marrë drejtimin e PD-së. Por, Basha vuri në lëvizje Kryesinë, duke e zhveshur Bardhin nga kompetencat. Bardhi dhe Basha u përfshinë në akuza të ndërjella. Me thellimin e akuzave, Bardhi krijoi një grup deputesh, të cilët e kishin marrë mandatin nga PD-ja me në krye Bashën dhe komandant Berishën.

 

Zgjedhjet e vendore të 2023 ishin testi i parë elektoral mes PD-së së Bashës dhe PD-së së Berishës. PD-ja e Berishës mori rreth 100 mijë vota më shumë. Meqenëse nuk kishte asnjë shanc për t’u bërë deputet në 2025, Bardhi iu bashkua Rithemelimit, në këmbim të një vendi të sigurt në lista për veten e tij, ndërsa deputetët e tjerë do përfundojnë si kërpëratat. Ditët e fundit, Bardhi kërkoi falje se nuk ishte bashkuar më herët me familjen Nongra dhe që e kishte kuptuar vonë se po kontribuonte në përçarjen e opozitës./ prapaskena

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu